Xhiro e Italisë, nis më 9 maj nga Shqipëria. Etapa e parë Durrës-Tiranë

Pas prezantimit të skuadrave mbrëmjen e djeshme në Sheshin “Skënderbej”, nesër më 9 maj do të nisë zyrtarisht edicioni i 108-të i Xhiros së Italisë, që për herë të parë në histori do të zhvillojë 3 etapa në Shqipëri.

Nga 9 maji deri në 11 maj mbi 180 çiklistë, pjesë e 23 skuadrave, do të garojnë në rrugët e Shqipërisë me Xhiron e Italisë që do të vazhdojë më pas përtej Adriatikut për të shpallur fituesin në Romë pas 21 etapash.

Të premten do të startojë zyrtarisht Xhiro e Italisë 2025 me etapën e parë Durrës-Tiranë, e gjatë 160 km. Kjo etapë do të transmetohet drejtpërdrejtë në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu