Zyrtari i Egnatias, Xhevdet Zeka, në emisionin “Skaner” në MCN TV, deklaroi se ndarja nga jeta e futbollistit Raphael Dwamena, është gjëja më e rëndë që ka përjetuar.
Zeka, u shpreh se analizat kishin treguar se lojtari ishte shumë mirë dhe në formë për të luajtur, ndërsa shtoi se kishte interesim nga Arabia Saudite.
Shumë e trishtë! Si pjesë e futbollit prej kaq vitesh, është gjëja më e rëndë që kam përjetuar.
I gjithë klubi dhe skuadra po ndjekin dhe janë të shokuar për këtë ndarje nga jeta. Dwamena ishte modeli, i sportistit që duhet të mbizotërojë në botë. Nga ana profesionale. Ishte një njeri i mirëditur dhe mirë shkolluar. E dinte gjendjen e tij, por shpresonte te Zoti se do e ndihmonte për të vazhduar ëndrrën e tij.
Klubi ka qenë në kontakte me familjarët dhe kane thënë që do e ndjekin skuadrën. Dwamena ka qenë në kontrolle sistematike për shëndetin. Me GSP, ishte mirë të luante ndeshjen. 25 minutat e para ndaj Partizanit, ndoshta kanë qenë më të mirat këtë sezon. Ditën e ndeshjes doli shumë mirë dhe në formë për të luajtur.
Dwamenën e kërkonin në Arabinë Saudite, ma tha menaxheri i tij.