Friday, October 17, 2025

Zgjedhja e Armand Dukës, anëtar i Komitetit të Federatave Anëtare të FIFA-s, KF Vllaznia uron kreun e FSH-së për postin e ri

Lexo

- Reklamë -spot_img

Zgjedhja e Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, si anëtar i Komitetit të Federatave Anëtare të FIFA-s (Member Associations Committee) për një mandat katërvjeçar, është përshëndetur nga ana e KF Vllaznia.

KF Vllaznia uron Presidentin e Federatës Shqiptare z.Armando Duka për zgjedhjen e tij si anëtar i Komitetit të Federatave Anëtare të FIFA-s për katër vitet e ardhshme!

Një nder dhe përgjegjësi e madhe, që pasqyron jo vetëm suksesin personal, por edhe një hap të rëndësishëm për futbollin shqiptar dhe rrugëtimin tonë të përbashkët.”, shkruhet në faqen zyrtare të klubit kuqeblu.

Nga sa bëhet e ditur, ky komitet ka për qëllim të mbështesë federatat anëtare në zhvillimin e tyre institucional dhe teknik, si dhe në zbatimin e politikave të qeverisjes së futbollit.

Zgjedhja e Presidentit Duka në këtë strukturë përbën një vlerësim të rëndësishëm për futbollin shqiptar dhe për kontributin e tij shumëvjeçar në arenën ndërkombëtare, ku ai prej vitesh është gjithashtu Zv.President i UEFA-s, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA dhe Kryetar i Komitetit të Medias në UEFA.

 

SESCTION 2

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img