Saturday, November 23, 2024

Zhgënjejnë kuqezinjtë. Kërkonim vendin e parë në grup, por përfundojmë të fundit dhe zbritje në Ligën C. Shqipëria mundet në shtëpi nga Ukraina për Ligën e Kombeve

Lexo

Shqipëri-Ukrainë  1-2(Shënues: Bajrami 75’(p)/Zinchenko 5′, Yaremchuk 10′)

Ndeshjen e fundit në grup për Ligën e Kombeve, kombëtarja e Shqipërisë e ka mbyllur në mënyrën më të keqe. Ndërkohë që të gjithë prisnin një fitore ndhe vendin e parë në grup, humbja 1 me 2 me Ukrainën në shtëpi e zbret Shqipërinë në vendin e fundit të grupit dhe zbritjen në Ligën C për sezonin e ardhshëm.

Sfida e luajtur në stadiumin “Air Albania” të kryeqytetit ka nisur me një minutë heshtje në nderim të 14-vjeçarit Martin Cani, futbollist i Dinamos, i cili humbi jetën në mënyrë tragjike.

Më pas pjesa e parë foli për skuadrën e Ukrainës, e cila brenda 10 minutave arriti të shënojë dy herë me një lehtësi të pabesueshme, me Zinchenko 5′, Yaremchuk 10′. Nuk munguan dhe mundësi të tjera për skuadrën e drejtuar nga Rebrov, ndërsa reagimi kuqezi ishte mjaft i vakët.

Megjithatë, në pjesën e dytë situata ndryshoi, aktivizimi i Uzunit dhe Bajramit i dha një tjetër ritëm formacionit kuqezi. Nje penallti e fituar nga Uzuni, e kthyer në gol nga Bajrami në minutën e 75-të solli më shumë entuziazëm, por pa arritur te hapi vendimtar, për të marrë të paktën barazimin.

Mbyllet 1-2 me Shqipërinë që prek vendin e fundit, me 7 pikë, që do të thotë se zbret në Ligën C. Gjeorgjia po me 7 pikë do të luajë në play out, për të pretenduar qëndrimin në Ligën B.

Çekia e ka mbyllur në vend të parë dhe do të ngjitet automatikisht në Ligën A, ndërsa Ukraina e vendit të dytë do të luajë në play off për të pretenduar ngjitjen.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img