Zhgënjen kombëtarja! Kërkohej fitore me goleadë, por kuqezinjtë, vetem barazim 1-1 me modestët e Letonisë. Zbehen shanset për vendin e dytë në grup

Letoni-Shqipëri 1-1(Shënues: Çernomordijs(Autogol) 29’, 45+4’)

Në barazim, 1-1 është mbyllur ndeshja Letoni-Shqipëri, e vlefshme për Kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Sfida e luajtur mbrëmjen e sotme në “Skonto Stadium” të Rigës të Letonisë ka paraqitur një Shqipëri zhgënjyese, ku përkundër asaj që duke pasë parasysh nivelin modest të kundërshtarit, kërkohej fitore me goleadë, nuk ka shkuar më shumë se barazimi.

Barazimi i dytë radhazi, pas atij të katër ditëve më parë në “Air Albania” me Serbinë, duke zbehur në maksimum shpresat për të kapur vendin e dytë të grupit.

Forca goditëse e Shqipërisë në këtë ndeshje ishte tepër e dobët, ku edhe goli i avantazhit për tanët në minute e 29-të erdhi me autogolin e vendasve nga kapiteni Çernomordijs, ndërkohë që duhet theksuar edhe një penallti e shërdoruar nga letonezët në minutën e 21-të të  ekzekutuar nga Ikaunieks që nëse do të shkonte në rrjetë, gjërat mund të vështirësoheshin për kuqezinjtë.

Barazimi për letonezët erdhi në minutën e katërt shtesë të pjesës së parë me autor kapitenin Çernomordijs. Barazim ky që qëndroi në fuqi deri në përfundim të krejt ndeshjes, duke fiksuar rezultatin 1 me 1.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu