Zv.trajneri i Egnatias, Julian Brahja: “Nuk jam i kënaqur. U ndëshkuam në kundërsulm”

Lexo

- Reklamë -spot_img

Egnatia dhe Elbasani kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë. Sfida e zhvilluar në stadiumin e Rrogozhinës, përfundoi me shifrat 1-1. Pas këtij dueli ka folur zv.trajneri i Egnatias, Julian Brahja.

“Sot do ta ndaja me dy pjesë, e nisëm mirë duke shënuar në minutën e 5-të. Por pastaj Elbasani e mori kontrollin e lojës. Normalisht që ne e dinim që Elbasani është ekip i fortë, rri mirë në ekuilibër. U ndëshkuam në kundërsulm. Por në pjesën e dytë, ne ishim më mirë, ndoshta Elbasani kishte ardhur për rezultat pozitiv. Edhe ne ndoshta në pjesën e parë, nuk jam i kënaqur.

Edhe pas shënimit të golit, ne e prisnim reagimin e Elbasanit, kanë lojtarë të mirë dhe të shpejtë. Por ne nuk do të ndryshonim nga manovra jonë. Vetëvetiu, ekipi kur shënon shpejt është edhe mirë edhe keq. Por ne nuk është se kërkuam që ekipi të qëndrojë prapa.

Ndeshjet e Kupës kanë specifikë tjetër, vajtje-ardhje. Nuk duhej ta humbnim këtë ndeshje. Unë mendoj që ishte momenti i duhur për zëvendësimet, ndryshuam edhe sistem. Nuk është se nuk u përgjigj ekipi. Në mesfushë vuajtëm më shumë, me Fernandon. Ndoshta një moskonkretizim i Kryeziut dhe Fernandos në aspektin e mbrojtjes.

Duke futur Jefferson dhe Jaime, ne kërkonim krosime nga krahët. Bakayoko dhe Nikolic janë të mirë në ajër, mund ta godisnim Elbasanin, por nuk ndodhi shpesh si gjë”, tha Brahja.  

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img