Sunday, November 24, 2024

Zvicër-Kosovë, barazim 1-1. Festë shqiptare në Cyrih

Lexo

Kombëtarja e Kosovës ka vazhduar me paraqitje të mirë edhe në ndeshjen e dytë miqësore nën drejtimin e Alain Giresse. Pas fitores ndaj Burkina Fasos në Prishtinë (5:0), Dardanët të martën në mbrëmje në stadiumin “Letzigrund” në Cyrih kanë barazuar me Zvicrën, me shifrat 1:1, duke arritur një tjetër rezultat pozitiv i cili e rrit entuziazmin për edicionin e ri të Ligës së Kombeve.

Kjo ndeshje ishte një festë futbolli dhe u zhvillua në praninë e 20.800 shikuesve, shumica prej të cilëve ishin bashkëatdhetarë tanë, e të cilët i dhanë përkrahje të madhe futbollistëve tanë gjatë tërë ndeshjes. Të dyja palët zhvilluan lojë të hapur dhe me shumë raste, por arritën të konkretizojnë vetëm nga një prej tyre. Dardanët patën rast të mirë në pjesën e parë përmes Valon Berishës, në minutën e 32-të, derisa zviceranët rrezikuan dy herë portën e Aro Muriçit në minutat 38 dhe 43-të. Kosova e nisi shkëlqyeshëm pjesën e dytë, duke kaluar në epërsi me golin e Milot Rashicës, në minutën e 52-të. Një gol që solli emocione të mëdha tek tifozët në stadium.

Megjithatë, vetëm nëminuta më vonë zviceranët e rikthyen baraspeshën në rezultat me golin e Jordan Lotombas, i cili përfitoi nga një dalje e gabuar e portierit tonë, duke e dërguar topin me kokë në rrjetë. Në minutat në vazhdim të dyja palët u përpoqën të gjejnë golin e fitores, por në fund rezultati mbeti i pandryshuar, epilog i cili la të kënaqur të dyja skuadrat, por edhe tifozët e pranishëm. Ndeshjet e ardhshme të Kosovës janë në qershor, në kuadër të Ligës së Kombeve.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img