Wednesday, June 18, 2025

Zyrtare, 𝐊𝐅 𝐕𝐋𝐋𝐀𝐙𝐍𝐈𝐀- 𝐁𝐅𝐂 𝐃𝐚𝐮𝐠𝐚𝐯𝐩𝐢𝐥𝐬 (𝐋𝐕𝐀), E enjte, 10 korrik, ora 20:00 në Stadiumin “Elbasan Arena”

Lexo

Çfar po ndodh me Vllazninë! Ajo që të afron njoftimi zyrtar i KF Vllaznia, më i fundit, i vetëm pak minuta më parë, bën të ditur se ndeshja e parë e Konferëencë Ligë, ku Vllaznia është pritëse do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena”.

Vërtet, prej dy-tre ditësh, opinioni sportiv shkodran dhe më gjërë, është njohur me një debat të pazakontmë në distancë, mes KF Vllaznia dhe Bashkisë Shkodër, në qëndër të cilit ka qënë koncerti i artistit të madh, Bujar Qamili, i planifikuar për t’u mbajtur me datë 21 qershor në stadiumin “Loro Boriçi”, për të cilin drejtuesit kuqeblu kanë kundërshtime të forta.

Por, që të shkojë puna kaq thellë, sa ndeshjen e mirëpritur të Kupave të Europës ndaj ekipit letonez, tifozët shkodranë duhet të udhëtojnë drejt Elbasanit për ta ndjekur prej së afërmi, askush nuk e kishte besuar.

Duke pasur një impiant modern sportiv si stadiumi “Loro Boriçi”, padyshëim ndër më të mirët në rajon, falë këtyre polemikave, Vllaznisë së fushës së lojës si dhe fansave të saj kuqeblu, do t’i duhet të udhëtojnë drejt Elbasanit.

Mos e beso, po deshe!!!!!!!, por krejt e vertetë, aq sa tashmë gjithçka është depozituar edhe në institucionin më të lartë të UEFA-s.

Njoftimi zyrtar i KF Vllaznia

𝐔𝐄𝐅𝐀 𝐂𝐎𝐍𝐅𝐄𝐑𝐄𝐍𝐂𝐄 𝐋𝐄𝐀𝐆𝐔𝐄 | 𝐓𝐔𝐑𝐈 𝐈

𝐊𝐅 𝐕𝐋𝐋𝐀𝐙𝐍𝐈𝐀- 𝐁𝐅𝐂 𝐃𝐚𝐮𝐠𝐚𝐯𝐩𝐢𝐥𝐬 (𝐋𝐕𝐀)

E enjte, 10 korrik

20:00

Stadiumi “Elbasan Arena”

Forca Vllaznia

Vllaznia, një jetë, dy ngjyra, një skuadër.

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Vllaznia zyrtarizon Ardit Krymin, edhe dy vite kuqeblu

Njoftimi zyrtar i KF Vllaznia 𝐀𝐑𝐃𝐈𝐓 𝐊𝐑𝐘𝐌𝐈 𝐊𝐔𝐐𝐄𝐁𝐋𝐔 𝐃𝐄𝐑𝐈 𝐌𝐄̈ 𝟐𝟎𝟐𝟕 KF Vlllaznia ka kënaqësimi të njoftojë se bashkëpunimi me futbollistin...
- Advertisement -spot_img