Klubi i Futbollit Kukësi ka njoftuar zyrtarisht ndryshimin e në pankinhë. Stavri Nica ka mbyllur bashkpunimin me ekipin e Kukesit, duke u falenderuar nda drejtuesit e klubit kuksian per kontributin e dhene, që gjithësesi duhet thënë se bilanci i periudhës së fundit nuk ka aspak i mirë për klubin verilindor. Kjo, pasi Kukësi ka 11 javë që nuk fiton në kampionat dhe aktualisht ndodhet në vendin e parafundit në renditje me 19 pikë të grumbulluara në 21 ndeshje të luajtura.
Ndërkohë, Kukësi nuk humbet kohë dhe vetëm disa orë pas largimit të Stavri Nicës, ka prezantuar trajnerin e ri. Do të jetë Emiljano Çela tekniku i ri i verilindorëve që do të debutojë në krye të pankinës së Kukësit në ndeshjen e fundjavës kundër Tiranës.
Çela së bashku me ndihmësin e tij Alfred Allamani janë prezantuar para skuadrës dhe kanë nisur seancën e parë stërvitore në krye të Kukësit. “Emiljano Çela do jete trajneri i ri i ekipit! Se bashku me asistentin e tij Alfred Allamani do fillojne pergatitjen per ndeshjen kundra Tiranes! Suksese Emiljano!”, shkruhet në njoftimin e klubit verlindor.