NJOFTIM NGA KLUBI I BASKETBOLLIT VLLAZNIA
Klubi i Basketbollit Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë emërimin e trajnerit të ri të skuadrës, Eni Llazani!
Një emër i njohur për tifozët shkodranë, Llazani është një ish-lojtar i spikatur i Vllaznisë dhe fitues i kampionatit kombëtar si pjesë e ekipit tonë. Pas një karriere të gjatë dhe të suksesshme si lojtar, ai ka fituar përvojë të rëndësishme si trajner, duke drejtuar ekipin e Kamzës në vitet e fundit.
Tani, Eni Llazani rikthehet në Shkodër për të udhëhequr skuadrën drejt objektivave të saj. Besimi ynë tek përkushtimi, pasioni dhe vizioni i tij është i plotë, dhe jemi të sigurt që së bashku do të vazhdojmë të ndërtojmë traditën e lavdishme të Vllaznisë.
I urojmë mirëseardhjen trajnerit Llazani dhe shumë suksese në këtë mision të ri!
Forca Vllaznia!