Ish-lojtari i kombëtares shqiptare, Erjon Bogdani do të nisë një eksperiencë të re në karrierën e tij, pasi është emëruar asistent i drejtorit sportiv të Mantovës, klub që militon në Serie B. Ish-sulmuesi, pasi la futbollin, ka punuar si zëvendës-trajner i kombëtares kuqezi dhe si trajner i Shqipërisë U19.
“Mantova 1911 njofton se ka emëruar Leandro Rinaudo si drejtor sportiv. Siciliani i lindur në vitin 1983, Rinaudo luajti për Napolin dhe Juventusin, ndër të tjera. Pasi la futbollin e luajtur, ai nisi një karrierë si drejtor sportiv, duke marrë rolet e Shefit të Zonës Teknike te Venezia, Cremonese dhe Palermo.
Mantova 1911 njofton se Leandro Rinaudo do të mbështetet nga Erjon Bogdani. Ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare, i lindur në vitin 1977, luajti për Sienën, Chievon, Livornon dhe Cesenën në Serie A në Itali”, shkruhet në njoftimin e klubit që militon në Serie B.



