Monday, September 16, 2024

Zyrtare, Ersin Hakaj firmos për Vllazninë

Lexo

“ZYRTARE

Esin Hakaj është zyrtarisht pjesë e KF Vllaznia për sezonin e ri futbollistik. Ai ka firmosur kontratën me drejtuesit e klubit dhe është vënë menjëherë në dispozicion të stafit teknik.”.

 Ky është njoftimi zyrtar që Klubi i Futbollit Vllaznia ka publikuar paraditen e sotme duke bërë të ditur nënshkrimin e kontratës të mbrojtësit Ersin Hakaj për klubin kuqeblu.

Hakaj, që është prodhim i Akademisë Vllaznia, dhe që më herët ka luajtur në Superiore me kuqeblutë, Partizanin, Teutën, së fundi u tranaferua në kampionatin turk. Por, gjërat duket se nuk shkuan mirë mes Hakajt dhe klubit të tij duke bërë që shkodrani të rikthehej në Shqipëri duke gjetur dyert e hapura tek Vllaznia.

Me të firmosur kontratën si kuqeblu, Hakaj është parë të stervitet në mënyrë individuale në stadiumin “Loro Boriçi” i shoqëruar nga kapiteni Gurishta, i cili po punon për rikuperimin e tij pas dëmtimit të marrë në miqësoren me pukjanët e Tërbunit.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img