Saturday, January 31, 2026

Zyrtare-Giuseppe Commisso, është Presidenti i ri i Fiorentinës

Lexo

- Reklamë -spot_img

Fiorentina njoftoi sot se Bordi i Drejtorëve të Klubit u mblodh dhe emëroi Giuseppe B. Commisso si President. Gjatë takimit, Bordi konfirmoi gjithashtu Mark Stephan si Drejtor Ekzekutiv dhe Alessandro Ferrari si Drejtor të Përgjithshëm.

Giuseppe Commisso merr rolin e Presidentit pasi ka mbajtur më herët role të shquara brenda qeverisjes së Klubit.

Është një nder i madh për mua të jep president i Fiorentinës. Gjithashtu shfrytëzoj këtë rast për të falënderuar nënën time, Catherine: emërimi i saj në Bordin e Drejtorëve pasqyron vazhdimësinë e angazhimit të familjes sonë, duke ndjekur gjurmët e babait tim, Roço. Jam thellësisht i vendosur të vazhdoj trashëgiminë e babait tim dhe vizionin që ai ndërtoi për Fiorentinën.

Ne do të vazhdojmë të punojmë me vendosmëri për të forcuar Klubin, duke respektuar plotësisht vlerat e tij, historinë e tij dhe lidhjen e tij me qytetin dhe tifozët e tij, siç ka bërë babai im deri më sot”, tha mes të tjerash Giuseppe B. Commisso, djali i ish-presidentit Rocco Commisso, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë .

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img