
Përflitej prej kohësh, por sot është mësuar zyrtarisht që is kapiteni i njohur i kombëtares së Shqipërisë, Igli Tare, ka firmosuar me drejtuesit e klubit të njohur italian, Milan, për postin shumë të rëndësishëm të klubit, drejtori i ri sportiv i Milanit.
Nga sa mësohet, Tare, i cili më herët ka kryer këtë funksion tek Lazio për 15 vite, nga 2008-2023, ka nënshkruar për një afat kohor dy vjeça me opsion për të vijuar edhe për një sezon tjetër, ku shpërblimi për të do të jetë me një pagë prej 800 mijë eurosh në vit.
Ndër pikat më të para të punës së Tares, ka të bëjë me zgjedhjen e trajneri, për të vijuar me rinovimet e kontratave të futbollistëve.
Urimi i Presidentit të FSHF-së, Armand Duka
Urime Igli! Emërimi yt si Drejtor Sportiv i klubit të Milanit, është një arritje vërtetë e rëndësishme.
Besoj fort se profesionalizmi, përkushtimi dhe vizioni yt do ta ndihmojnë këtë klub legjendar të rikthehet në nivelet që i takojnë, ashtu si në kohët e lavdishme të historisë së tij.
Ti ke dëshmuar më parë te Lazio, ku për vite me radhë ke ndërtuar me sukses një projekt të qëndrueshëm dhe konkurrues në arenën ndërkombëtare.
Tani të pret një tjetër sfidë e madhe, por jam i bindur se do t’ia dalësh edhe këtë herë, me të njëjtën maturi dhe pasion për lojën.