Saturday, January 17, 2026

Zyrtare-Nevil Dede, trajner i FC Ferizaj. Zëvendëson ish trajnerin Arsim Abazi, i cili dha dorëheqjen pas humbjes së shtëpi me Prishtinën

Lexo

- Reklamë -spot_img

Ish futbollisti kampion i Tiranës në kampionatin shqiptar, si dhe më pas trajner në disa skuadra, brenda dhe jashtë vendit, Nevil Dede është trajneri i ri i FC Ferizaj.

Pas largimit të së trajnerit të mëparshëm Arsim Abazi, i cili dha dorëheqjen menjëherë pas humbjes në shtëpi kundër Prishtinës, Presidenti i klubit Lulzim Abazi dhe drejtori sportiv, Genc Hyseni, patën kontakte me disa alternative me trajnerë të Kosovës dhe Shqipërisë, vendosen që në krye të ekipit të Feizajt të jetë trajneri nga Shqipëria, Nevil Dede.

Prezantimi i teknikut Dede, është bërë në orët e mesdites së sotme në mjesdiset e FC Ferizaj, ndërkohë që zyrtarisht klubi ferizian ka shpërndarë lajmin zyrtar.

FC Ferizaj njofton opinionin sportiv dhe të gjithë tifozët tanë se sot, në ambientet e klubit, është prezantuar trajneri i ri i skuadrës sonë, Nevil Dede.

Me përvojë të gjatë si lojtar dhe trajner në futbollin shqiptar, Dede sjell profesionalizëm dhe përkushtim të madh, me synim ngritjen e nivelit të skuadrës dhe arritjen e rezultateve pozitive.

Klubi i uron mirëseardhje dhe shumë suksese në punën e tij me FC Ferizaj. ”, thuhet në njoftimin për shtyp përcjellë për publikun nga FC Ferizaj.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img