Edi Martini është zyrtarisht trajneri i ri i Teutës. Skuadra durrsake ka njoftuar arritjen e marrëveshjes me një postim në rrjetet sociale, duke i uruar mirseardhjen. Kjo është hera e pestë që trajneri shkodran mer drejtimin e bregdetarëve, duke qenë dhe trajneri më i suksesshëm me 4 trofe tw fituar(Kampionatin, Kupën e Shqipërisë dhe dy Superkupa).
Martini do të zëvendësojë në këtë post italianin Diego Longo, i cili u largua pas humbjes me Vllazninë në “Loro Boriçi”. Ashtu si në sezonin e kaluar, fokusi i trajnerit shkodran do të jetë largimi i skuadrës nga zona e ftohtë e tabelës. Teuta ndodhet në vendin e tetë në klasifikim në kuotën e 4 pikëve.
Njoftimi i klubit:
𝗠𝗜𝗥𝗘̈𝗦𝗘𝗩𝗝𝗘𝗡 EDI MARTINI!
Sot në ambientin e stadiumit “Niko Dovana” KF Teuta ka arritur marrëveshje me trajnerin Edi Martini. KF Teuta i dëshiron mirëseardhje trajnerit të ri në skuadër , duke i dëshiruar suksese dhe arritjen e qëllimeve të vendosura së bashku