Partizani ka arritur marrëveshje me trajnerin Orges Shehi. Veriu Sport ka mësuar se trajneri Shehi ka firmosur një kontratë 3 vjeçare me të kuqtë dhe pas ndeshjes të së dielës me Erzenin, do të prezantohet në ambientet e Klubit.
Ndersa me datë 2 janar do të zhvillojë seancën e parë stërvitore. Trajneri 𝐎𝐫𝐠𝐞𝐬 𝐒𝐡𝐞𝐡𝐢 gjithashtu do të vijë bashkë me stafin e tij të cilët janë 𝐀𝐫𝐭𝐚𝐧 𝐊𝐚𝐫𝐚𝐩𝐢𝐜𝐢,𝐒𝐞𝐛𝐢𝐧𝐨 𝐏𝐥𝐚𝐤𝐮(ish-lojtarë të Partizanit) dhe përgatitësi atletik 𝐕𝐮𝐥𝐥𝐧𝐞𝐭 𝐌𝐚𝐧𝐮𝐬𝐡𝐢 i cili ky i fundit ka filluar punën dy javë më përpara.
Fatos LAMAJ