Konferenca e parë për shtyp si drejtues i Milanit për Zlatan Ibrahimovic. Ish-sulmuesi suedez prezanton sezonin sportiv 2024/25, duke marrë përsipër nderin dhe barrën të shpallë edhe trajnerin e ri të ekipit të parë: Paulo Fonseca.
“Së pari dua të falënderoj Stefano Piolin, e kam pasur fillimisht si lojtar, pastaj si trajner. Ajo që ka bërë mbetet në histori. Trajneri i ri do të jetë Paulo Fonseca. Ne e studiuam mirë profilin e tij, i rreshtuam nevojat tona.
Dhe ne e zgjodhëm atë në bazë të lojtarëve që kemi dhe asaj që kërkojmë nga skuadra: futboll sulmues dhe dominues. Ai është njeriu i duhur, ne kemi shumë besim dhe besojmë në të”, ka thënë mes të tjerash Ibrahimovic.