Thursday, November 28, 2024

Zyrtare-Tefik Osmani, drejtor sportiv i KF Vllaznia. Pas largimit të dyshes, Memelli-Plori, tashmë drejtimin e Vllaznisë e kanë marrë dy Osmanët, Qatipi në pankinë dhe Tefiku drejtor

Lexo

Prej disa ditësh përflitej se Tefik Osmani do të merrte detyrën e drejtorit sportiv të KF Vllaznia, dhe një gjë e tillë nuk vonoi të bëhej realitet. Nga sa bëhet e ditur, vendimi që Osmani të merrte këtë detyrë ishte marrë që në mesjavë, por udhëtimi në përbërje të delegacionit sportive të FSHF-së për në Moldavi i presidentit të kuqebluve, Alban Xhaferi e shtyu për dy-tre ditë.

Kështu, menjëherë pas kthimit nga Moldavia, njëshi i klubit kuqeblu Xhaferi, pati një takim kokë më kokë me Tefik Osmanin, ku nga sa mësohet nuk ka zgjatur shumë, sepse realisht palët kanë pasur një dakortësi edhe përmes bisedave telefonike.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes në fjalë, ish drejtori i bardhebluve, Tefik Osmani, është zyrtarizuar menjëherë mbrëmjen e sotme në postin e drejtorit sportiv të KF Vllaznia.

“Klubi i Futbollit Vllaznia bën të ditur se ka arritur marrëveshjen për pozicionin e Drejtorit Sportiv pranë Klubit tonë me z.Tefik Osmani. Ai vjen mbas një përvoje të konsoliduar në menaxhimin sportiv, të sukseshme dhe plot trofe. Me këtë rast Klubi falenderon përpjekjet dhe përkushtimin e z. Elvis Plori për kontributin e tij të vazhdueshëm në klubin tonë”, shkruhet në njoftimin zyrtar të KF Vllaznia.

Në këtë mënyrë, dyshja që ndërtoi Vllazninë e këtij sezoni, Elvis Plori-Migen Memelli, që sipas rezultateve nuk ishte në pritshmërinë e asaj që kërkohet nga klubi kuqeblu largohet nga detyrë, duke ia lënë vendin dy Osmanëve, Qatipit, trajnerit të njohur nga Tetova e Maqedonisë së Veriut dhe Tefikut, ish futbollistit dhe zyrtarit kampion me bardheblutë, të cilët kanë marrë përsipër rikthimin e Vllaznisë në ditët e saj më të mira.

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img