Tashmë është zyrtare: Emiljano Çela është trajneri i ri i Besës. Pas largimit nga Kukësi, trajneri është prezantuar në krye të skuadrës kavajase, që synon rikthimin në elitën e futbollit shqiptar këtë sezon.
“FC Besa njofton se Emiljano Çela do te jete trajneri i ri i skuadrës tonë. Drejtuesit e klubit kanë arritur marrëveshje për 1 sezon e gjysmë me trajnerin. Në staf me Emiljano Çelën do të jetë edhe Bekim Kuli në rolin e zv.trajnerit si dhe Blendi Baholli në rolin e trajnerit te portierëve. I urojme mirëseardhjen trajnerit dhe stafit të tij dhe urojmë që të gjithë së bashku të arrijmë objektivat e vendosur nga FC Besa”, shkruhet në njoftimin e klubit kavajas.
Debutimin e parë në kye të skuadrës kavajase, trajneri Emiliano Çela do ta ketë me datë 15 janar, kur Besa do të jetë mysafire në stadiumin “Loro Boriçi” për t’u ndeshur me Vllazninë në kuadrin e ndeshjeve të Kupës së Shqipërisë, 1/8, një përballje kjo me një takim, që nis në orën 17:00.