Konsiderohej si një nga trajnerët më të mirë të kampionatit shqiptar, dhe për këtë Klubi i Futbollit Partizani nxitoi ta bënte Ilir Dajën në gushtin e vitit 2020 pjesë të tij duke i besuar drejtimin e skuadrës së kuqe. Por, edhe pse në fillimet e tij rezultatet ishin të kënaqshme, faktorë të ndrysëhëm ndikuan në zbehjen e rezultateve, për të adhur deri në këto momente të fundvitit 2021 kur palët kanë ndërprerë bashkëpunimin mes tyre.
Ndër të tjera, ajo që vulosi përfundimisht në vendimin e marrë ishte humbja në sekondat e fundit të derbit me Tiranën, rezultat që ishte vetë Daja i pari që nuk mundi ta kapërdijë. Dhe, për këtë ai u shpreh publikisht menjëherë pas ndeshjes se për vazhdimësinë do të bisedonte me drejtuesit.
Mungesa e tij gjatë seancave stervitore të fundjaës së kaluar krijoi shumë dyshime për vendimin e largimit të tij nga drejtimi i skuadrës. Ndërkohë, sot, me paraqitjen në seancën e radhës të trajnerit Dritan Mehmeti, është bërë publik vendimi që dy palët kanë marrë marrë për prishjen me mirëkuptim të marrëveshjes dy palëshe.
Bilanci i ish teknikut Ilir Daja në krye të Partizanit në këtë pjesë të parë të sezonit ishte marrja e 18 pikëve në 15 javë kampionat, me 4 ndeshje të fituara, 6 të barazuara dhe 5 të humbura.
Nga sa bëhet e ditur, në krah të trajnerit Dritan Mehmeti, që në heret ka qënë pjesë e ekipit të parë dhe më pas ka drejtuar Partizanin U-21, do të jetë Renato Kalari,edhe ky pjesë e strukturave të klubit të kuq në rolin e zv.trajnerit.