Thursday, May 2, 2024

Zbulohet programi i Vllaznisë, grumbullim në Ulqin dhe miqësore me Prishtinën, si test kryesor anti-Tirana

Lexo

Siç është thënë edhe më heret, që pas ndeshjes së 23 dhjetorit ndaj Kukësit, kuqeblutë e Vllaznisë vazhdojnë të jenë pushim. Një pushim në grup, por që si zakonisht, stafi ka orientuar futbollistët që secili në kushtet individuale, përfshirë edhe ato shtëpiake të marrin ngarkesa fizike me ushtrime aerobike dhe palestër.

Ndërkohë, një prej detyrave kryesore që iu është lënë futbollistëve ka të bëjë me anën e regjimit. Stafi mjekësor, me në krye mjekun sportiv me shumë përvojë, Zyhdi Çoba, ashtu si edhe në vitet e mëparshme përpara largimit me pushime të futbollistëve ka bërë matjet e duhura fizike, kryesisht me peshën individuale të secilit, gjë që do të përsëritet edhe në momentin e rikthimit në stervitje.

Një gjë e tillë, sipas mjekut sportiv, Çoba bëhet për të mbajtur sa më korrekt formën fizike. Dhe, për këtë futbollistët janë porositur që gjatë ditëve festive të fundvitit, Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, të mos abuzojnë me ushqimin dhe pijet alkolike.

Nga sa bëhet e ditur, të gjithë futbollistët dhe stafi teknik, përfshirë edhe ato që kanë udhëtuar jashtë vendit për të festuar pranë familjeve të tyre, duhet të jenë në Shkodër mbrëmjen e 3 janarit 2021, në mënyrë që me datë 4, kur është lënë seanca e parë stervitore e vitit të ri të jenë të gjithë prezent.

Gjithnjë, sipas burimeve brenda klubit kuqeblu, për Vllazninë është planifikuar një periudhë grumbullimi një javore në kompleksin stervitor të Ulqinit në Mal të Zi dhe menjëherë pas përfundimit të kësaj minifaze përgatitore është programuar një miqësore luksi me skuadrën kampione të Kosovës, Prishtinë, ndeshje kjo që do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” dhe do të jetë testi kryesor për sfidën e parë zyrtare të vitit 2022, Tirana-Vllaznia, kalendari i së cilës e parashikon të luhet me datë 15 janar në “Air Albania”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img