Tuesday, November 26, 2024

Zyrtare-Vllaznia shet Dungën në Japoni për 70 mijë dollarë

Lexo

Kur u largua nga Shkodra në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar me preteksin e skadimit të pasaportës kishte jo pak zëra se Ismael Dunga nuk do të kthehej më në Shkodër. Pamvarësisht se drejtuesit kishin parashikuar që procedurat e pajisjes me pasaportën e re në Kenia mund të shkonin në një afat dy-tre javor dhe futbollisti i tyre pritej të kthehej për të vazhduar pjesën tjetër të kontratës me kuqeblutë, një gjë e tillë nuk ndodhi asnjëherë. Ndërkohë, tashmë që ka kaluar rreth një muaj e gjysëm nga largimi i tij, burime brenda klubitkuqeblu bëjnë të ditur se në lidhje me Dungën është arritur një marrëveshje paraprake për ta shitur, madje citohet edhe emri i klubit japonez Sagan Tosu që interesohet për të. Përtej kësaj, bëhet e ditur edhe shifra që do të përfitoj Klubi i Futbollit Vllaznia, që në këtë rast është në kufijtë e 70 mijë dollarëve, shifër kjo që nëse vertet bëhet realitet, vjen në Shkodër në një moment të përshtatshëm për klubin sa i përket likujdimit të rrogave të prapambetura për skuadrën dhe administratën e klubit në përgjithësi.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img