Friday, April 26, 2024

Vllaznia-Merkato, dështon pista Gjino, futbollisti nuk pëlqen kushtet e akomodimit në Shkodër

Lexo

Në Shkodër e bënin punën të kryer që Klodian Gjino do të jetë pjesë e Vllaznisë. Një gjë të tillë e pati shprehur pak ditë më parë gjatë një konference për shtyp dhënë me gazetarët shkodranë drejtori sportiv, Matko Djarmati teksa theksonte se Gjino është rrugës për në Shkodër dhe shumë shpejt do të bëhej edhe prezantimi zyrtar.

Dhe, në fakt Gjino mbërriti në Shkodër, qëndroi përmbi dy ditë dhe më pas është larguar përsëri nga erdhi duke i dhënë fund mundësisë të bashkëpunimit me Vllazninë. Një gjë të tillë e pohon edhe vetë drejtori Djarmati duke sqaruar se arsyet e prishjes së asaj marrëveshje që ishte realizuar me futbollistin kishin të bënin me kushtet e akomodimit, për të cilat Gjino ka mbetur i pakënaqur. Në këto kushte, edhe pse në parim ishte rënë dakord për firmosjen e një kontrate 18-mujore, gjithçka është prishur mes palëve.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img