Wednesday, February 11, 2026

Zyrtari i Elbasanit Hektor Idrizaj: “Ndeshje me shumë ritëm. Do bëjmë maksimumin për t’u kualifikuar në kryeqytet”

Lexo

- Reklamë -spot_img

Skuadra e Partizanit ia ka dalë të marrë fitore të vyer 0-1 në transfertë ndaj Elbasanit, duel i vlefshëm për fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Pas këtij dueli ka folur zyrtari i Elbasanit Hektor Idrizaj foli për mediat, pasi Ivan Gvozdenovic u ndëshkua me karton të kuq për shkak të protestave në lidhje me penalltinë në favor të Partizanit:

“Ishte një ndeshje me shumë ritëm, me trazicion dhe futboll të hapur. Nga dinamika erdhi edhe ai nervozizëm. Pjesën e parë nuk ishim në ditën tonë më të mirë.

Gabuam në kohën e presionit në bllok të mesëm dhe për shkak të mungesës së presionit ndikoi për keq te ne. Në pjesën e dytë, kishim kontroll gjatë gjithë lojës. Partizani erdhi një kundër një në presion ultra-ofensive. Në bëmë manovrën tonë, por në momente të theksuara, ekipi ynë nuk e ndahu kohën.

Në momentin kur Partizani ndryshoi strategjinë, ne në ndërtim me 3 nga poshtë, nga dinamika, u goditëm. 

Përmbysja? Nuk mendoj se është e vështirë, ashtu siç bëri Partizani sot. Kemi 90 minuta dhe çdo gjë është e hapur. Ne do bëjmë maksimumin për t’u kualifikuar në kryeqytet”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img