“Zyrtarisht kampion bote”, Briken Calja jep lajmin e madh, kalon me sukses anti-dopingun

S’ka më dyshime. Briken Calja është zyrtarisht Kampion Bote në shkëputje dhe nënkampion në shtytje dhe dygarësh. Ai e ka kaluar me sukses testin anti-doping dhe lajmin e bukur e ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale. Ai shkruan se këto teste treguan pastërtinë dhe vërtetësinë e medaljeve historike të Botërorit të fundit.

“Një lajm i mirë mbërriti këtë mëngjes. Testet anti-doping dolën duke treguar pastërtinë dhe vërtetësinë e medaljeve historike të Botërorit të fundit. Jam jashtëzakonisht im lumtur që medaljet e arit dhe të argjendit certifikohen si të Shqipërisë, të shqiptarëve dhe personalisht të miat. Zyrtarisht Kampion Bote në shkëputje dhe nënkampion në shtytje dhe dygarësh.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu