Kreu i Federatë së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka folur rreth trajnerit të ri të kombëtares së “dardanëve”, duke theksuar se do të zyrtarizohet në ditët në vijim.
Gjatë këtyre ditëve, në Antalia të Turqisë është mbajtur Superkupa e Kosovës, ku ndodhet edhe Ademi me disa anëtarë të Komitetit Ekzekutiv. I pari i FFK-së tha se çështja e trajnerit të ri të Kosovës është punë e kryer.
“Çështja e trajnerit të Kosovës është punë e kryer. Zyrtarizimi do të ndodhë ditët në vijim, ndërsa mund të theksoj se ai është gjerman”, ka deklaruar Ademi.
Andre Breitenreiter ka kohë që flitet si i përzgjedhur i i FFK-së për rolin e trajnerit të “dardanëve”, por kjo do të mësohet përfundimisht kur Federata të kryej zyrtarizimin.