Monday, October 14, 2024

Shënon golin e parë si profesionist me Celtic, Rudi Vata: Roccon dua ta shoh kuqezi, por askush s’e ka kontaktuar!

Lexo

Talenti 18-vjeçar, Rocco Vata, djali i ish-kapitenit të Kombëtares shqiptare Rudi Vata, të dielën realizoi golin e parë si profesionist me ekipin e Celtic. Mesfushori sulmues gjeti rrjetën në ndeshjen e kupës kundër Buckie Thisle të fituar 5-0, ndërsa nga Skocia babai i tij, Rudi, në një intervistë për Report TV tregoi sesi u përjetua në familje ky moment.

“Moment i veçantë për familjen sepse ishte goli i parë me skuadrën e Celtic. Sigurisht që ishte moment i veçantë dhe për Rocco-n. Shpresoj të jetë fillimi i një rrugëtimi të bukur dhe të gjatë në lojën e futbollit,”-u shpreh Rudi Vata.

Rudi Vata, njëkohësisht ish-kapiten i Celtic-ut zbuloi se prej kohësh 18-vjeçari ndiqet nga disa ekipe në Europë, ndërsa me golin e realizuar ka shumë mundësi të transferohet që në merkaton e janarit.

“Ka muaj që ndiqet nga shumë skuadra. Në Seria A ka shumë skuadra që e kanë në listën e tyre. Atalanta dhe Bologna janë dy prej tyre që kanë një projekt teknik për Rokon. Kohët e fundit në lojë është futur edhe Como në Seria B, i cili është tepër i interesuar,”-deklaroi Rudi Vata.

Roko Vata luan me përfaqësueset e moshave të Irlandës, që është edhe origjina e nënës së tij, ndërsa mundësia për të luajtur me Shqipërinë është komentuar gjatë në media. Vetë Rudi Vata, zbulon detajet e fundit, lidhur me këtë çështje të djalit të tij.

“Nuk mendoj që dikush e ka kontaktuar apo pyetur Rokon a je ti i interesuar për të luajtur me kombëtaren shqiptare? Unë si Rud dhe njerëzit duhet ta dinë, që më therrët vendi im,”-u shpreh Rudi Vata, ish-kapiten i Kombëtares.

Teksa e ardhmja premtohet e ndritur, Rocco Vata ka shumë opsione para përveç fanellës kuqezi, ku edhe Skocia si vendi ku lindi dhe u rrit është një mundësi reale.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img