Tuesday, April 23, 2024

104 vite nga krijimi i Shoqërisë Sportive Vllaznia, Presidenti kuqeblu, Alban Xhaferi, kujton me respekt emrat që kontribuan në formimin e saj

Lexo

Me 16 shkurt të vitit 1919, në qytetin verior u krijua Shoqëria Kulturore Sportive Vllaznia, e para e këtij lloji në Shqipëri. Që prej asaj dite kanë kaluar plot 104 vite të shoqëruara me suksese nga më të ndryshmet në të gjitha degët e sporteve që përmbante kjo shoqëri, ku futbolli mbante peshën kryesore të traditës, natyrisht pa lënë mënjanë edhe sporte të tjerë që ashtu si edhe futbolli e kanë zanafillën në Shkodër.

Në nderim të kësaj date për historinë e sportit shkodran, Presidenti i KF Vllaznia, Alban Xhaferi, ka të drejtë të krenohet që ka privilegjin të drejtojë një klub me kaq histori.

Është kjo arsyeja, që zoti Xhaferi, përmes një postimi në rrjetet sociale,  kërkon të nderojë dhe falenderojë ato që kontribuan në formimin e kësaj shoqërie, duke e shoqëruar edhe me listën e gjatë të emrave që i përkasin kësaj historie.

“Në këtë 104 vjetor të Klubit tonë të dashur Vllaznia , dëshiroj që të kujtoj me nderim dhe respekt të gjithë emrat e atyre burrave të shquar që themeluan “Shoqëninë Vllaznia” me 16 Shkurt 1919 :

Xhemal Ef. Naibi

Mihallaq Kamballuri

Musa Juka

Riza Beg Kopliku

Mustafa Nuri Pipa

Pashko Ashiku

Ilija Kota

Malo beg Melgushi

Zef Serreqi

Ymer Lutfi

Ibrahim Mandiqi

Selim Efendi

Nuri Borshi

Dan Hasani

Ndrek Kaçulini

Nush Guli

Zef Llupi

Dervish Sula

Myftar Tafili

Ferdi Kumbaro

D.Lehova

Selim Reçi

Lec Boriçi

Lazer Kraja

Cin Llupi

Idris Bylja

Caf Reçi

Riza Kaduku

Osman Shehi

Zef Mirdita

Sadik Anamali

Ibrahim Gjyrezi

Kol Shiroka

Malo Paçrami

Taqi Kazanxhi

Veli Rusi

Said Lika

Ndoc Radoja

Mati Gaspri

Zef Kodheli

Simon Dodmasej

Kol Serreqi

Dul Hasani

Ymer Kraja

Ibrahim Mirukja

Ismail Xhabija

Sulejman Dibra

Mahmud Ef. Shqarri

Luigj Vasa

Kol Kakarriqi

R.Jakova

P.Logoreci

Reshid Berberi

Jonus Akshija

Sel Hoti

Fetah Llazani

Dan Llazani

Qamil Gjyrezi

Sadik Lici

Abdyl Jashari

Abdyl Shiroka

Smajl Shurdha

Shaqir Miloti

Kol Guli

Vll.Heboviq

Marketa

Abaz Ramadani

Nuh Lika

Brahim Hysa

Shaban Jusufi

Hasan Akshija

Maliq Lahi

Said Hoxha

Jonuz Hamza

Jonuz Djepaxhia

E gzofshim per mot Vllaznine tone , dhe sa me shume suksese dhe trofe ne te ardhmen”, shkruan, presidenti kuqeblu, Alban Xhaferi.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img