Ndodh gjithçka në garën e parafundit të sezonit mes flamujve të kuq, aksidenteve dhe makinës së sigurisë në Jeddah: dy liderët e Kampionatit Botëror janë me pikë të barabarta
Ljuis Hemilton dhe Maks Verstappen do të garojnë si të barabartë dhe për gjithçka në stacionin e fundit të këtij sezoni në Abu Dhabi, pasi kampioni në fuqi i botës triumfoi në Çmimin e Madh të Arabisë Saudite që u shndërrua në një maratonë të vërtetë dhe që erdhi, natyrisht, drejtpërdrejt në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, në kanalin e RTSH Sport.
Ishte një garë që i pati të gjitha ajo e zhvilluar të dielën në mbrëmje në pistën e Xhid’das, teksa u ndal dy herë nga flamuri i kuq dhe 3 herë të tjera u komandua nga makina virtuale e sigurisë, ndërsa pati edhe një ndëshkim prej 5 sekondash për Maks Verstapenin, që i kushtoi atij vendin e parë dhe i dhuroi rivalit të tij, Hemilton, fitoren. Një fitore që, për më tepër, i barazon të dy rivalët në krye të renditjes së përgjithshme të pilotëve, në kuotën e 369.5 pikëve, duke bërë që gjithçka të vendoset në garën e fundit të sezonit.
Në fakt, dy pilotët e “Mercedes”-it u nisën mirë, ashtu sikundër bëri edhe Verstapeni në vendin e 3-të, por hyrja e makinës së sigurisë në xhiron e 10-të dhe dalja e flamurit të kuq 3 xhiro më paks, teksa Hemilton dhe Botas ishin futur për të ndërruar gomat, dhe Verstapeni kishte mbetur në pistë, i dha holandezit epërsinë në rinisjen e saj. Një rinisje që ka parë Verstapein të marrë kryesimin, por gara është ndalur prapë pas përplasjes së disa makinave dhe flamuri i kuq doli prapë në xhiron e 16-të, aty ku i pari do të niset Okon, i dyti Hemilton dhe i 3-ti Verstapeni, që merr sërish menjëherë kryesimin.
Por përplasja e Hemiltonit me Verstapenin, teksa ky po mundohej t’i hapte rrugë britanikut, i kushtoi holandezit një ndëshkim me 5 sekonda, ndërsa në 7 xhiro para fundit, Hemilton e parakalon Verstapenin, dhe vijon të fitojë të parën garë të Çmimit të Madh të Arabisë Saudite, ndërsa Botas i rrëmben në fund vendin e 3-të Esteban Okonit.
Në fakt, e vetmja herë që dy rivalë për titullin në Formula 1, shkojnë në xhiron e fundit me pikë të barabarta ka qenë viti 1974, kur Emerson Fitipaldi me “MekLaren” dhe Klej Regaconi me “Ferrari”, që në fund u fitua nga Fitipaldi. Por, 47 vjet më pas, Formula 1 e gjen veten në të njëjtin kryqëzim të rrallë, dhe kjo enigmë, që është shndërruar padyshim në një “thriller” të vërtetë do të zgjidhet në mbrëmjen e 12 dhjetorit, në pistën e Abu Dhabit në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Top 10
- Lewis Hamilton (Mercedes)
- Max Verstappen (Red Bull)
- Valtteri Bottas (Mercedes)
- Esteban Ocon (Alpine)
- Daniel Ricciardo (McLaren)
- Pierre Gasly (Alpha Tauri)
- Charles Leclerc (Ferrari)
- Carlos Sainz (Ferrari)
- Antonio Giovinazzi (Alfa Romeo)
- Lando Norris (McLaren)
Klasifikimi i Pilotëve
Max Verstappen 369.5
Leëis Hamilton 369.5
Valtteri Bottas 219
Sergio Perez 190
Lando Norris 151
Charles Leclerc 156
Carlos Sainz 149.5
Daniel Ricciardo 115
Pierre Gasly 100
Fernando Alonso 77
Esteban Ocon 72
Sebastian Vettel 43
Lance Stroll 34
Yuki Tsunoda 20
George Russell 16
Kimi Raikkonen 10
Nicholas Latifi 7
Antonio Giovinazzi 3
Mick Schumacher 0
Nikita Mazepin 0
Klasifikimi i Konstruktorëve
Mercedes 588.5
Red Bull 559.5
Ferrari 307.5
McLaren 269
Alpine 137
AlphaTauri 120
Aston Martin 89
Ëilliams 23
Alfa Romeo 13
Haas 0