Për tifozët e Romës, të cilët do të udhëtojnë nga Italia për të ndjekur ekipin e tyre të zemrës, është bërë publik edhe numri i biletave që do të kenë në dispozicion.
Sipas protokollit të këtij takimi sektori ku do të akomodohen tifozët e Romës do të jetë ai V102. Në këtë sektor do të akomodohen 1300 tifozë.
Ndërsa po sot është bërë publik edhe çmimi i biletave. Organizatorët kanë menduar që në këtë sektor një biletë vlen 4 euro (400 lekë). Hyrja për në sektorin mik do të jetë V1, porta Q1.