Tuesday, May 7, 2024

Botërori i Çiklizmit, Zvicra fiton garën mikse

Lexo

Zvicra është kampione e botë në çiklizëm në disiplinën e garës mikse të rrugës në një distancë prej 40.3 kilometra, ndërsa është garuar si për meshkuj, ashtu dhe për femra. Dhe në fund është bërë shumatorja e kohëve pas së cilës Zvicra ka zënë vendin e parë me 54’16”20.

Në vendin e dytë ishte Franca, me një diferencë prej 7”08 nga vendi i parë. Dhe në të tretin Gjermania, e cila kishte një diferencë me vendin e parë, që ishte Zvicra, 51”31. Në përgjithësi ka patur konkurrencë, teksa në mbrëmje kanë qenë edhe garat e pistës.

Kjo ishte dita e gjashtë e Kampionatit Botëror të Çiklizmit, një tjetër ekskluzivitet i Radio Televizionit Shqiptar, që ka nisur më 3 gusht e përfundon më 13 gusht. Deri më tani kryeson Britania e Madhe, kurse Zvicra e kishte medaljen e saj të parë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img