Teuta–Skënderbeu 1-0 (Arifi 24′)
Teuta ka arritur që të fitojë me shifrat 1-0 përballë Skënderbeut në “Niko Dovana, në sfidën e javës së 4-të të Superiores. Durrsakët u kthyen menjëherë pas asaj humbje shkatërruese nga Laçi, duke mundur një ekip të fortë si ajo i Gozdenovic. Ishte një ndeshje e luftuar nga të dyja ekipet, të cilat kishin rastet e veta.
Goli i vetëm i takimit u realizua nga 16-vjeçari Arifit. Arifi përfitoi nga pasiguria e mbrojtës korçare dhe dërgoi topin në rrjetë.
Me këtë fitore, Teuta shkon në vendin e 8-të të klasifikimit me 4 pikë, teksa Skënderbeu mbetet në vendin e 4-të me 6 pikë.