Thursday, April 25, 2024

“Autogol” i Dinamos! Fiton në transfertë me Besëlidhjen, humbë sot në shtëpi me Apoloninë. Bie edhe Flamurtari kryesues në Pukë.

Lexo

Dinamo-Apolonia 2-3

(Shënues: T. Marku 31′, Dikson 73′ / Umejiego 8′, Omeri (P) 66′, Ndubuisi 85′)

E nisur dje me 6 takimet e para, java e 19-të e Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Parë është mbyllur sot me duelein e fundit, Dinamo-Apolonia. Pas fitores së javës së kaluar në transfertë me Besëlidhjen, që ishte edhe debutimi në pankinë i trajnerit Dritan Mehmeti, pritej që sot në përballjen në shtëpi me Apoloninë, blutë të shpërthenin me një fitore tjetër për të ecur të sigurtë drejt kalimit në Superiore. Por, entuziasmin dinamovit e ka shpërfillur Apolonia e Fierit, e cila ka befasuar teksa ka fituar me rezultatin 2 me 3. Një humbje, që në një farë mënyre, u komentua si një “autogol” nga ana e Dinamos në momentin më të mirë kur asaj i duheshin tre pikët e plota.

Miqtë kalojnë të parët në avantazh me anë të Umejiego në minutën e tetë, por taulant Marku shënon për Dinamon në të 31-tën minutë duke bërë që pjesa e parë të mbyllet në barazim, 1-1.

45 minutat e dyta regjistron edhe tre gola të tjera, dy në portën dinam oviote dhe një në atë të fierakëve. Omeri tregohet i saktë nga pika e bardhë e 11-metërshit në Penallti për Apoloninë në minutën e 66-të, të cilën e shndërron në gol Omeri.

Pas shtatë minutash, vjen golin i Dinamos me autor Dikson që barazon shifrat në 2-2. Fataliteti për blutë dinamovitë vjen në pesë minutat e fundit, atë herë kur pas një harkimi në zone, është Ndubuisi që godet saktë me kokë duke shënuar golin e tretë dhe të fitores për Apoloninë.

Tre pikë shumë të çmuara për Apoloninë, e cila merr një bonus duke u larguar për momentin nga zona e rrezikshme e e rënies nga kategoria, ndërkohë, që për Dinamon, humbja në shtëpi bën që ajo të mos avancojë me ritmin pozitiv për të kapur kreun duke mbetur në vendin e tretë.

Hap të gabuar këtë javë ka bërë edhe Flamurtari kryesues, i cili është mundur në transfetën pukjane nga Tërbuni vendas me rezultatin 1-0. Fitorja e  Skënderbeut në shtëpi me rezultain 1-0 ndaj Tomorrit, i jep mundësi korçarëve të jenë në krye të klasikimit, duke u ndjekur nga Flamurtari dhe Dinamo.

Rezultatet e javës së 19-të të Kategorisë së Parë

Dje
Tërbuni-Flamurtari 1-0
Lushnja-Korabi 3-2
Besa-Turbina 5-1
Skënderbeu-Tomori 1-0
Oriku-Besëlidhja 1-0
Burreli-Luzi 2008 1-0
Sot
Dinamo-Apolonia 2-3

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img