Vllaznia-Operacioni i Esat Malës, nesër paradite në Spitalin italian Villa Maria

Lexo

Sonte, ora 20:45, Poloni-Shqipëri. Trajneri Silvinjo dhe Cikalleshi në konference shtypi: Rruga nuk është e lehtë por objektivi ynë është kualifikimi!

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo dhe sulmuesi Sokol Cikalleshi dolën pasditen e kësaj të diele në konferencën zyrtare për...

(Video)Kombëtarja e Shqipërisë mbërrin në Varshavë dhe zhvillon seancën e fundit në stadiumin “PGE Naradoëy”- Euro 2024, të hënën, ora 20:45, Poloni-Shqipëri

Kombëtarja shqiptare ka mbyllur sot përgatitjet për ndeshjen e parë të kualifikueseve të Europianit 2024 ndaj Polonisë, që luhet...

(Video)Gjimnastikë- Klubi i Gjimnastikës “Vllaznia”, kampion i Turneut “Flakadani i Karadakut” në Kosovë

Klubi i Gjimnastikës “Vllaznia” i mbështetur nga presidenti Leonard Lulaj vazhdon të jetë i sukseshëm, jo vetëm në garat...

Në vazhdën e informacioneve që Veriu Sport përcolli mbrëmjen e djeshme rreth dëmtimit të futbollistit kuqeblu, Esat Mala, dhe transportimin e tij në Tiranë duke u akomoduar në Spitalin Italian, Villa Maria, bëhet me dije se futbollisti kuqeblu i është nënshtruar sot një konsulte të përgjithshme nga mjekët specialistë, nga ku është vendosur që paraditen e nesërme, Mala të futet në sallën e operacionit.

Futbollisti kuqeblu shoqërohet nga fizioterapisti i KF Vllaznia, Ilirjan Haxhaja, i cili së bashku me kolegët e tij të stafit mjeksor kuqeblu, i dhanë ndihmën e parë që në momentin e parë të dëmtimit të klavikulës në stadiumin “Loro Boriçi” në pjesën e dytë të sfidës, Vllaznia-Partizani.

Nga sa bëhet e ditur, ndërhyrjen kijurgjikale ndaj Esat Malës, do ta realizojë specialisti i kësaj fushe, Dr. Kenan Bayrakci, një mjek i njohur nga Turqia që punon për llogari të spitalit Villa Maria, i cili ndërhyrje të tilla i ka bërë me sukses gjatë periudhës së fundit edhe me sportistë të tjerë të njohur europian.

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -