Sunday, May 12, 2024

5 gola në Ballsh, Bylisi ul “me këmbë në tokë” Erzenin, e mund 4-1

Lexo

Bylis-Erzeni 4-1

(Shënues: Lajthia 9′, Kaçorri 23′, Beji 57′, Souza Ferreira 89′ / Oliveira de Souza 70′)

 Bylis: Teqja; Trumci, Janku, Damçevski, Loran; Maçolli, Qoshku, Lajthia; Perreira Da Silva, Kaçorri, Beji Trajner: Arian Bellai

Erzeni: Xhika; Iljazi, Krasniqi, Sadiki, Asani; Kahrimanoviç, Alan, Mehmeti; Ademi, Nonato, Kadriu Trajner: Xhevahir Kapllani 

Sfida e parë e javës së gjashtë e kategorisë Superiore, Bylis-Erzeni ka nisur me surpriza. Themi kështu, sepse pak kush e parashikonte se  shijakasit e vendit të dytë në renditje, të cilët janë konsideruar skuadra më në formë e kampionatit të pësonin 4 gola në Ballsh, që në statistikë dalin që janë më shumë se sa golat e shënuar nga ana e tyre si skuadër.

Dhe, kjo ka ndodhur pasditen e sotme në stadiumin “Adush Muça” duke fiksuar rezultatin 4-1 në favor të mallakastriotëve vendas. Fitore kjo e merituar e ballshiotëve që “ul me këmbë në tokë”  Erzenin. Sfida nisi mirë për vendasit, që kaluan në avantazh me Lajthinë pas 9 minutash lojë. Ka qenë Kaçorri që në të 23 do qetësonte vendasit me golin e dytë. Në 45 minuta e dyta, Beji do gjente golin e tretë, teksa de Souza për miqtë që rihapte ndeshjen në të 70 minutë, para se Ferreira Souza të mbyllte gjithçka në 4-1 vetëm 1 minutë nga fundi.

Me këtë rezultat, ballshiotët e tenikut Arian Bellaj shkojnë në kuotën e 11 pikëve duke u barazuar me pikë me Erzenin, por që skuadra shijakase e drejtuar nga Xhavahir Kapllani me golaverazh më të dobët, zbret përkohësisisht në vendin e tretë. Renditje, kjo provizore, se një fitore e Vllaznisë në përballjen me Teutën, e kalon atë në vend të parë duke u barazuar përkohësisht me Partizanin kryesues që ka 12 pikë

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img