Monday, May 6, 2024

Bylis-Erzeni 4-1. Flasin trajnerët kundërshtarë, Bellaj(Bylis)-Kapllani(Erzeni)

Lexo

Arjan Bellaj(Trajner i Bylisit):

“Në radhë të parë dua t’u bëj falënderime çunave dhe komplimente për shpirtin në fushën e lojës, ditën të luanin ndaj ekipit më në formë në këto momente. E dinim që Erzeni nuk kishte pësuar dhe ne i shënuam katër. Ndalesa shyqyr nuk na ndikoi për keq, pasi bëmë miqësore, luajtëm në Kupë, e mbajtëm ekipin të përgatitur, aktivizuam edhe ata që nuk kishin minuta. Kushdo që futet ka ndihmuar ekipin dhe kanë kualitet dhe mbajnë ekipin në maksimum dhe për këtë dua t’i përgëzoj. Për Erzenin them që në ditën e parë të stërvitjes, që pas ndërprerjes, filluam gjatë gjithë kohës u përgatitëm taktikisht duke studiuar kundërshtarin, pikat e dobëta dhe të mira që ia mbyllëm. I bëmë që të dukeshin pikat e dobëta edhe më të dobëta, me vertikalizime e goditje standarte që na dolën si i kemi punuar, goli i parë ishte ashtu si e kishim përgatitur, dua të them që Erzeni është një ekip i mirë dhe me një humbje nuk i hedh të gjitha poshtë, është një ekip me vlera. Është mirë që të kesh lojtarë të ndryshëm të shënosh se nëse varet vetëm nga Kaçorri, Trumçi e Damçevski, është e vështirë të gjesh golin. Më mirë si ekip. Ndaj edhe kishim 4 gola me lojtarë të ndryshëm, goli më i mirë ishte i epërsisë se ai na dha hapin që të luanim me qetësi në lojë.

Të them të drejtën çunat nga e gjithë jo që kemi punuar gjatë javës, është ndeshja e parë që kemi luajtur si nga ana taktike, mbrojtja, vertikalizimi, çfarë themi në stërvitje doli sot. Na bëri mirë që barazuam me Egnatian, futbolli i ka të gjitha rezultatet dhe pika me Egnatian kishte ato vlera që na dha tre pikët sot, se po të humbnim nuk do të kishin lojtarët këtë lojë që nxorën sot.

Jam i pakënaqur kur i dhamë mundësinë Erzenit të shënonte, ndaj bëra ndërrime, por i bëra se ishin edhe me karton dhe nuk duhej të rrezikonim se mund të mbeteshim me 10 e mund të bëhej më e vështirë. Ndaj u ul ritmi i lojës se edhe Felipe ka pak jave, duhet të mësohet edhe ai me shokët e tij, duhet të kuptojë që nuk jemi vetëm para.

I pyetur për Kombëtaren, në rast të ndonjë ftesë të mundhme për pankinë, Bellaj, përgjigjet: ” E kam veshur atë fanellë, atë bluzën e rëndë me shqiponjë. Po them vetëm këtë për kombëtaren, po kushdo qoftë aty, vetëm të luajnë për të e të harrojnë nga cilat klube vijnë. Unë jam i vogël për atë punë. Dua gjithmonë që kombëtarja të ecë sa më mirë”. 

Xhevahir Kapllani(Trajner i Erzenit):

“Ne vinim nga një pauzë me kombëtaren. Nuk më vjen keq për humbjen, por për dhuratat që i bëmë me shumicë kundërshtarit. Dy golat e parë i kemi pësuar nga goditjet standarde. Sot erdhi çuditërisht një ditë e keqe. Absolutisht jo, nuk kishim shenja nënvleftësimi. Mendoj se jemi munduar të ulim euforinë, por ajo është e pashmangshme në raste të tilla. Duke parë dhe fushën që nuk ishte në nivelin e duhur. Donim të luanim me topin e gjatë. Kishim momente që mund të rikuperonim topin donim të kapnim në çekuilibër kundërshtarët. Në momentet e mira meritat i marrin lojtarët. Në raste të këqija, si kjo sot, e merr trajneri. Në momentin që shënuam kisha shpresë se mund të bënim diçka. Por ky është futbolli.”

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img