Tuesday, November 26, 2024

7 ndeshje pa fitore, tekniku Plori, kërkon 3 pikshin e parë për Bajram!

Lexo

Me seancën stërvitore të zhvilluar paraditen e së premtes në qilimin e blertë të stadiumit “Loro Boriçi”, Vllaznia i ka dhënë fund përgatitjeve anti-Skënderbeu, takim ky që do të luhet pasditen e së shtunës në stadiumin “Loro Boriçi” duke filluar nga ora 16:45.

Për trajnerin Elvis Plori, edhe pse përballë kanë skuadrën e fundit në renditje, nuk duhet konsideruar ndeshje e lehtë. Dhe, për këtë Plori kërkon mobilizim dhe përqëndrim maksimal për ta kaluar me sukses këtë përballje.

Nuk ka asnjë ndeshje të lehtë. Duhet vlerësuar maksimalisht duke parë dhe ecurinë që kemi pasur gjatë këtyre javëve, ku 5 javët e fundit kemi 2 humbje dhe 3 barazime. Po shënojmë shumë pak. Duhet ta vlerësojmë maksimalisht dhe të jemi sa më serioz në fushën e lojës. Shpresojmë, por më tepër është e rëndësishme është pjesa ofensive e skuadrës sonë, që të funksionojë më mirë. Të jemi me këmbë në tokë nuk ka ecur mirë këto javë të fundit. Duhet të jemi të përqendruar dhe me ide të qarta në mënyrën se si do të funksionojë skuadra në pjesën ofensive. Pra ato raste që na jepen duhet t’i shënojmë.”, tha Plori në fillim të konferencës për shtyp që dha për mediat në Shkodër.

Më tej, ai bën të ditur se janë marrë masat për arritjen e fitores. “Dy skuadrat që ishin sipër Dinamos dhe Skënderbeu, pra Egnatia dhe Kastrioti, na shkaktuan humbje. Duhet ta vlerësojmë maksimalisht dhe të jemi serioz në fushën e lojës. Nuk na falen gabimet. Jemi në fundin e kampionatit dhe çdo gjë është me llogari. Duke qenë se jemi një pikë larg vendit të katërt dhe duke parë që për të siguruar Kupat e Europës na duhet vend i katërt, sportistët duhet ta kuptojnë këtë gjë. Shpresoj, të mbërrijmë tek fitorja, sepse dhe kur dëgjoj këto pyetje, ndihem keq. Unë jam një djalë Shkodre dhe e kam pasur mbështetjen tuaj gjatë gjithë këtyre javëve. Nuk kam ardhur sot këtu. Më shumë se unë askush nuk do të fitojë.”, u shpreh Plori.

Vendi i katërt matematikisht, është një llogari që na dërgon në Europë. Ne duhet ta dimë shumë mirë që duhet arritur vendin e katërt dhe të mos shpresojmë në një ndeshje teke. Ndeshja finale është finale dhe nuk dihet se kush e merr Kupën. Vllaznia ishte një skuadër që sivjet do të fitonte kampionatin, por do të ishte shumë e mirë që dy vite radhazi të fitonim Kupën.”, sqaroi më tej Plori.

Në formacionin e Vllaznisë për këtë ndeshje mungon mesfushori Ardit Krymi, që për Plorin është pak problem, pasi skuadra është mësuar kontributin e tij në mesfushë. Por, nga ana tjetër ka lajme të mira për rikthimin e brazilianit Viktor Da Silva, i cili duket se ka lënë pas dëmtimin. Dhe, për këtë tha: Është mungesë e fortë. Skuadra ka shumë vite që është mësuar të luaj me Arditin. Është mungesë e madhe për skuadrën, por ne duhet të mendojmë dhe të jemi të qartë kundër Skënderbeut. Arditi është një lojtar që ka treguar vlerat e veta, por dhe me lojtarët që do të futen ta zëvendësojnë ta justifikojnë. Da Silva, nuk është 100%. Gjithsesi do ta kem në stol dhe shpresoj që në bashkëpunim me stafin mjekësor ta kem të gatshëm për disa minuta.”

Që prej marrjes së drejtimit të skuadrës si trajner i parë, tekniku Plori akoma nuk ka fituar asnjë ndeshje, gjë të cilën shpreson që pas 7 ndeshjesh, ta arrij për festën e Bajramit.

“Ma keni bërë një pyetje të tillë edhe ditën e festës së Pashkëve, ku edhe unë urova me gjithë shpirt që të jetë një ditë e madhe, një natë e madhe që të fitojmë me Teutën. Por, them se, edhe atë ditë nuk është se bëmë keq, bëmë shumë mirë, tani uroj që për Bajram të fitojmë, dhe të që edhe Plori të ketë një fitore për Bajram”, mbylli prononcimin e tij tekniku kuqeblu, Elvis Plori.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img