Tuesday, May 14, 2024

Laçi mund Tiranën dhe blindon vendin e dytë. Shtyhet festa e titullit për bardheblutë

Lexo

Ka mjaftuar një gol i shënuar në minutën e 13-të nga Guindo që Laçi të mund Tiranën me rezultatin 1 me 0. Tre pikë të rëndësishme për kurbinasit që blindojnë vendin e dytë, por, pse jo edhe pse është mjaft e vështirë, matematika e lejon të mendojë e dhe për titullin.

Ndërkohë që nga ana tjetër që për bardheblutë, të cilëve u mjaftonte edhe barazimi për të siguruar titullin kampion, pesë javë përpara përfundimit të kampionat, festa është është shtyrë deri atëherë kur rezultati dhe diferenca me ndjekësin më të afërt, Laçin të jetë e pakapsjme.

Ndeshja e luajtur pasditen e sotme në stadiumin e Laçit për llogari të javës së 31-të të kategorisë Superiore prezantoi një duel të fortë mes dy skuadrave. Portierët u vunë disa herë në provë ndërsa Tirana tregoi se nuk kishte shkuar për shëtitje në Kurbin. Nuk vonoi shumë edhe përgjigja e djemve të Shpëtim Duros por ishte Seferi që këtë herë në rolin e ëngjëlli mbrojtëst, aspak natyral për të, ndali Zikon. Shkëndijë që ndezi zjarrin në Laç sepse vetëm pak sekonda më vonë Guindo bëri shumë mirë rolin e qëndërsulmeusit të ekipit duke ndëshkuar Bekajn.

Laçi i karikuar, ndoshta edhe nga një grimcë e vetme shprese që i jep matematika por edhe i shtyrë nga entuziazmi, iu afrua golit të dytë por as Guindo dhe as Malota nuk përfituan nga rrëmuja në zonën bardheblu. 45 minutëshi i parë u mbyll me Tiranën në sulm që zgjodhi ekstremet e kësaj pjese për të kërcënuar dhe në minutën e dytë shtesë e beri me Gjumsin por Dajsinani vendosi mjaftueshem instikte në lojë për t’i mohuar golin të riut bardheblu.

Tërësisht skuadër me fytyrë tjetër Tirana në pjesën e dytë ku Seferi e kuptoi që duhej të bënte më shumë duke marrë përsipër por fillimisht e ndali Velkoski ndërsa 5 minuta më vonë nuk interpretoi saktësisht një askion që mund të ishte mbyllur në një mënyrë tjetër. Sërish Seferi, këtë herë me Ismajlgecin që pretenduan për një 11-metërsh po loja vazhdoi dhe Tirana duhej të gjente zgjidhje të tjera për të barazuar ndeshjen ku koha po punonte kundër bardhebluve.

Ishte Gjumsi ndaj të cilit replikoi sërish Dajsinani në një nga ditët e tij më të mir, ndërsa Totre u duk se u hipnotizua nga gardiani i skuadrës kurbinase. Ndeshja kishte kohë edhe për dy raste të tjera me vendast protagonistë por shifrat nuk ndryshuan.

Humbja e dytë rresht për Tiranën që e ka luksin të konsumojë disa minuse rresht pasi javën e ardhshme pret Teutën në “Selman Stermasi” ku edhe një barazim do t’i mjaftojë për të festuar në shtëpi pas një pritjeje që ka zgjatur rreth dy vjet. Në krahun tjetër, Laçi mund të festojë pasi me këtë 3 pikësh praktikisht hipotekon një tjetër sezon pjesëmarrje në kupat europiane.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Vllaznia-Egnatia, gjysmëfinalja e “Final 4, të dielën, ora 20:00, në “Air Albania”. K.F Vllaznia, njofton tifozët për shitjen e biletave

𝐍Ë 𝐕Ë𝐌𝐄𝐍𝐃𝐉𝐄! 𝐁𝐢𝐥𝐞𝐭𝐚𝐭 𝐞 𝐧𝐝𝐞𝐬𝐡𝐣𝐞𝐬 𝐄𝐠𝐧𝐚𝐭𝐢𝐚- 𝐕𝐥𝐥𝐚𝐳𝐧𝐢𝐚 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐞𝐧 edhe 𝐧ë 𝐒𝐡𝐤𝐨𝐝ë𝐫 Të nderuar sportdashës! Ju bëjmë me dije se duke filluar nga...
- Advertisement -spot_img