Sunday, November 24, 2024

Futboll Kategoria e Parë/Luhet java e dytë-Tërbuni debutues i merr barazim Lushnjës në shtëpi, barazim edhe Burreli me Tomorrint, fitojnë Korabi, Apolonia, Turbina, Vola dhe Bylis

Lexo

Kategoria e dytë e futbollit shqiptar luajti të shtunën ndeshjet e javës së dytë të kampionatit kombëtar. Tërbuni debutues që kënë sezon drejtohet nga shkodrani Elvin Beqiri luajti në transfertën e vështirë të Lushnjes dhe në përfundim i mori barazimin 0-0 dhe një pikë në shtëpi. Po kështu, në barazim 0-0 është mbyllur edhe ndeshja Burreli-Tomorri.

Ndërkohë, Apolonia fiton me përmbysje ndaj Shkumbinit 2-1 në stadiumin “Loni Papuçiu”. Me po të njëjtin rezultat ka fituar dhe Korabi ndaj Butrintit 2-1.

Pogradeci dhe Besa janë ndalur në barazim pa gola 0-0 duke mos arritur që të shënojnë një gol dhe të marrin 3-pikëshin në këtë takim.

Vora ka arritur të fitojë 3-2 ndaj Maliqit, takim që u luajt në kompleksin “Internacional” në Pezë-Helmes.

Bylis ka arritur të marrë një rezultat tepër pozitiv duke mposhtur Erzenin në stadiumin e qytetit të Shijakut një nga pretendentët për ngjitjen në elitë me rezultatin 0-1.

Turbina ka marrë një tre-pikësh me vlerë ku ka mposhtur me rezultatin 3-2 skuadrën e Besëlidhjes.

SFIDAT E PËRFUNDUARA –

KORABI 2-1 BUTRINTI

APOLONIA 2-1 SHKUMBINI

TURBINA 3-1 BESËLIDHJA 

POGRADECI 0-0 BESA 

BURRELI 0-0 TOMORI 

LUSHNJA 0-0 TËRBUNI 

VORA 3-2 MALIQI (Në Pezë) 

ERZENI 0-1 BYLIS 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img