(Video) Shiroka humb derbin verior me Tërbunin. Pukjanët fitojnë në “Reshit Rusi” 2-5, pikë morali drejt vendit të tretë. Shiroka mbetet në vendin e fundit me vetëm 3 pikë

KF Shiroka-Tërbuni 2-5(Shënues: Alfred Kaçaj 23’, Moussa Doucoure 86’/Eugjenio Torollari 2’, 20’, Joseph Anoo 35’, 52’, Marindis Zere 75’)

KF Shiroka-Tërbuni, ishte dueli i javës së tetë të Kampiontit Kombëtar të Futbollit për Kategorinë e Dytë, grupi A.

Ndeshja e luajtur pasditen e së dielës në stadiumin “Reshit Rusi” të Shkodrës ka nisur në mënyrën më të keqe për Shirokën, ku përpos golit të pësuar që në minutën e dytë të takimit me autor Eugjenio Torollari, në të 15-tën minutë merr një goditje të rëndë, pasi arbitri kryesor Sulko ndëshkon me karton të kuq portjerin Endri Lujkaj.

Pesë minuta më pas skuadra pukjane shënon edhe golin e dytë me të njëjtin autor, Torollari, Lëzizjet në rreshtim të trajnerit Ardian Axhani dhe kolegut të tij Bujar Celulaj japin rezultatin e duhur tek Shiroka, e cila në minutën e 23 shënon me anë të Alfred Kaçajt duke e ngushtuar rezulatin në 1 me 2.

Një gol shprese për Shirokën, e cila më pas ndërmori edhe disa aksione të tjera të rezikshme duke kërkuar golin e barazimit. Por, në momentin më të mirë të saj, në të 35-tën minutë ndëshkohet me golin tjetër të Tërbunit, këtë radhë me autor Joseph Anoo.

Me shifrat 1 me 3 për Tërbunin skuadrat shkojnë në dhomat e zhveshjes për pushimin mes dy pjesëve, ndërkohë që shtatë minuta nga fillimi i pjesës së dytë pukjanët shënojnë të katërtin përsëri me Anoo.

Minutat e mbetura regjistrojnë edhe nga një gol në secilen portë, Marindis Zëre shënon të pestin për Tërbunin, ndërkohë që Moussa Doucoure, përmes një aksioni individual model shënon golin e dytë për Shirokën në të 86-tën minutë, i cili vlen vetëm për statistikë, sepse e gjithë ndeshja mbyllet me fitoren e Tërbunit me shifrat 2 me 5.

Tre pikë të arta për Tërbunin, i cili me ardhjen e trajnerit të ri, ish futbollistit të Vllaznisë, Vladimir Gjoni ka nisur ngjitjen në tabelë ku pas javës së tetë është në vendin e gjashtë me 11 pikë, tre larg vendit të tretë. Ndërkohë që humbja e lë Shirokën në fund të tabelës së klasifikimit me vetëm tre pikë.

(Video) Pamje nga ndeshja Shiroka-Tërbuni 2-5, si dhe prononcimin e plotë të trajnerit të Tërbunit, Vladimir Gjoni, mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Reklamë -spot_img

Video

Lexo edhe