Sunday, November 24, 2024

FSHF-Ceremonia e mbylljes së kursit për licencën UEFA B, diplomohen 32 trajnerë të rinj. Mes tyre edhe ishët kuqeblu, Sukaj,Tafili, Bicaj dhe Jashari për femra

Lexo

Sektori i Edukimit në FSHF ka përfunduar me sukses një tjetër edicion të kursit të licencimit për trajnerë të nivelit UEFA B, që është një nivel i rëndësishëm, pas dy licencave UEFA PRO dhe UEFA A. Në këtë kurs, morën pjesë 32 trajnerëtë cilët ndoqën kurrikulën e përgatitur nga FSHF në bashkëpunim me UEFA-n dhe mbyllën me sukses provimin final. Pjesë e këtij kursi që u diplomuan me licencen UEFA B ishin edhe emra të njohur të futbollit shqiptar, si ishët e Vllaznisë, Xhevahir Sukaj, Ditmar Bicaj, Arsit Tafili, por edhe ish tjetër kuqeblu, por për femrat, futbollistja Suada Jashari që sot drejton skuadrën e Mitrovicës së Kosovës në futboll për femra.

Ky kurs nisi më 30 gusht qershor dhe u përmbyll sot me shpërndarjen e licencave, duke zgjatur rreth 4 javë, me 3 javë leksione në auditor dhe një javë së bashku me drejtuesit e kursit, trajnerët kanë ndjekur nga afër skuadrat elitë

Pas përfundimit të testit, në ambientet e Shkollës së Trajnerëve në Kamëz u zhvillua ceremonia e shpërndarjes së diplomave “UEFA B”, ku të pranishëm ishin edhe anëtari i Komitetit Ekzekutiv i FSHF-së, Vasil Bici, përfaqësues të Sektorit të Edukimit si Alban Tafaj e Astrit Maçi, si edhe Iris Selimi, pjesë e Sektorit të Përgatitjes Atletike, të cilët janë përgjegjës për organizimin e këtij programi arsimor.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img