Sunday, May 5, 2024

Volejboll-Kupa e Federatës, Vllaznia e femrave përballë Partizanit dhe meshkujt ndaj Erzenit

Lexo

Ekipet e Vllaznisë në volejboll për femra dhe meshkuj do të konkurojnë në Kupën e Federatës Shqiptare të Volejbollit. Për ekipin e femrave, shorti ka vënë përballë Vllaznisë, ekipin e Partizanit, ndeshje kjo që do të luhet sot në sallën sportive “Feti Borova” duke filluar nga ora 19.00.

Volejbollistet kuqeblu të drejtuara nga trajnerët Fatjon Tafa dhe Ferdinand Bardeli vijnë në këtë ndeshje të parë të Kupës së Federatës pas një faze përgatitore mjaft efikase. Ndërkohë,  pak ditë më parë, Vllaznia e femrave pati mundësinë të testojë gjendjen e skuadrës edhe në ndeshjen miqësore me Tiranën duke lënë të kënaqur stafin teknik.

Sipas trajnerit Tafa dhe kolegut të tij Bardeli, Vllaznia futet në këtë ndeshje për fitore, dhe nëse e kalon me sukses këtë pengesë, më pas për të luftuar në fitoren e trofeut.

Po për Kupën e Federatës, Vllaznia për meshkuj që drejtohet nga trajnerët Artan Kalaja dhe Ermal Kraja, ndeshjen e parë të këtij kompeticioni do ta ketë ditën e shtunë, ora 19.00 përballë ekipit të Erzenit të Shijakut.

Në ndryshim nga femrat, ekipi i meshkujve ka pasur jo pak probleme organizative duke ndikuar kjo edhe në largimin e tre volejbollistëve cilësorë nga skuadra, siç janë rasti i Renato Kolës, Klaudio Prekës si dhe Tuad Drinazit. Megjithatë, pjesëmarrja në ndeshjet e Kupës së Federatës e gjen ekipin e meshkujve me një situatë krejt tjetër pozitive. Vetëm dy ditë më parë është krijuar Shoqata e Volejbollit Vllaznia, e cila ka votuar për president, ish volejbollistin e njohur shkodran, Aleksandër Leqejza. Formimi i shoqatës pritet të shoqërohet me një ndryshim të situatës edhe brenda skuadrës, e cila në ballafaqimin me shijakasit e Erzenit synon fitoren.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img