Sunday, November 24, 2024

(Intervista) Sinani, i kënaqur me dy fitoret në start në krye të Vllaznisë U-19, por kërkon akoma më shumë nga skuadra

Lexo

Vllaznia U-19 e drejtuar nga trajneri Vioresin Sinani dhe kolegu i tij Nefail Zhejani e ka nisur në mënyrën më të mirë Kampionatin Kombëtar të Superiores teksa ka fituar dy ndeshjet e para duke marrë gjashtë pikë të plota duke e pozicionuar kështu në krye të renditjes për Grupin A. Pas ndeshjes së ditës së shtunë, atë të derbit Vllaznia-KF Shkodra ku kuqeblutë U-19 fituan me rezultatin minimal 1 me 0, trajneri Sinani shprehet i kënaqur për fitoren, por ndërkohë thotë se skuadra ka nevojë të punojë edhe më shumë për të përmirësuar disa luhatje që ka shfaq gjatë lojës.

Urimi professor, i kënaqur për rezultatin?

Normal, për rezultatin jam i kënaqur. Ndërsa, sa i përket lojës, mund të them se kemi pjesë të mira, por edhe pjesë që duhen pa. Megjithatë, kur fiton thuhet se humbja nuk gjykohet, kështu që jam i kënaqur për shpirtin që djemtë treguan në fushën e lojës.

Sidomos në pjesësn e parë treguat më tepër vlera.

Besoj se pjesa e parë ishte shumë e mirë për ne, edhe pjesa e dytë e mirë, por me luhatje. Megjithatë, KF Shkodra ka një ekip simpatik, duhet vlerësu, nuk është ekip I lehtë për tu mundur, kështu që falenderimi shkon për skuadrën në tërësi.

Profesor, ndeshja e dytë që drejtoni Vllazninë U-19 në pankinë në këtë rikthim pas një periudhe pause larg futbollit. I kënaqur me startin e kampionatit?

Unë besoj se po, kemi zhvilluar dy ndeshje duke realizuar dy fitore, nuk është gjë e vogël, por kemi rrugë të gjatë për të bërë. Fillimi me pikët e marra jemi të kënaqur, por duhet të rishikuar diçka tek ecuria e lojës e skuadrës.

6 pikë, përfshirë edhe fitoren me Laçin në transfertë për javën e parë. Jeni kryesues të Grupit A.

Jemi herët, fillimi është i mirë, jemi të kënaqur, por jemi herët, rrugës do t’I shikojmë gjërat me qetësi, fillimi është i mirë.

Kontigjenti që keni në skuadrën tuaj, mendoni se premton për të ardhmen?

Kontigjenti është i mirë, i pëlyeshëm, janë disa djem që në të ardhmen mund të bëhen lojtarë të mirë të ekipit Vllaznia. Jam i bindur se do të kenë një të ardhme të mirë përpara, por gjithmonë me punë. Pa punë, asgjë nuk arrihet.

Kush spikati për jo në përballjen me KF Shkodra?

Të gjithë, nuk mund të përmend emra. Në qoftëse do të përmend emra do të hedhi poshtë mundin dhe djersën e të gjitha skuadrës, prej njëmbëdhjetësh së parë si dhe ato që u aktivizuan gjatë lojës. Jam I kënaqur për luftën sportive që paraquten në fushën e lojës.

Për javën e tretë, Vllaznia U-19 do të luajë në transfertë në një transfertë të vështirë përballë Shkëndisë së Tiranës, si e parashikoni?

Ndeshja pritet të jetë e fortë, jam i bindur që do të bëjmë një ndeshje shumë të mirë, djemtë do të japin maksiumumin në fushën e lojës. Besoj fort në një ndeshje të mirë për skuadrën tonë.

Derbin shkodran të moshave e ndoqën nga afër edhe pjesëtarë të stafit teknik të skuadrës së parë përfshirë edhe drejtorin sportive, Matko Djarmati. Ka bashkëpunim të mirëfilltë  mes strukturat e klubit?

Bashkëpunimi ka qënë gjithmonë i mirë, besoj se do të vazhdojë të jetë i mirë. Ekipi i të rinjëve është duke e furnizuar vazhdimisht ekipin e parë me lojtarë cilësor. Besoj se disa lojtarë që janë aktualisht në ekipin e të rinjëve, pas disa viteve  do të rriten edhe më shumë për t’u bërë lojtarë të mirë tëe Vllaznisë dhe të ekipit kombëtar.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img