Ashtu siç pritej, ndeshjet e javës së dytë të Kampionatit Kombëtar të futbollit për kategorinë e dytë dhuruan emocione, surpriza, por edhe bollëk golash. Në shtatë ndeshje u tundën plot 18 herë rrjetat kundërshtare.Vemendja më e madhe, sidomos e tifozërisë shkodrane ka qënë e përqëndruar në duelin e luajtur në fushën sportive të Barbullushit, në mes Murlanit pritës dhe Adës së Velipojës udhëtuese. Një ndeshje kjo që zyrtarizon edhe derbin e parë të kategorisë së dytë me vendasit të drejtuar nga trajneri Altin Xhahysa që vijnë me moralin lart pas fitores së javës së parë në transfetë ndaj Internacional Tirana 0-1 dhe velipojakët mysafirë, që janë mundur thellësisht në shtëpi javën e parë nga Elbasani 0-4 dhe që në këtë ndeshje patën për herë të parë në pankinë trajnerin e Arbër Shytani.
45 minutat e para të kësaj ndeshje mbyllen në barazim 0 me 0, ndërkohë që në pjesën e dytë, e cila është shoqëruar me jo pak tencione ka prodhuar dy gola dhe që të dy në portën e Murlanit. I pari ka qënë nj autogol i Selimajt në minutën e 62-të, ndërkohë që i dyti është realizuar nga Frroku në minutën e tetë shtesë, 98-tën duke e mbyllur të gjithë ndeshjen me rezultatin 0 me 2 në favor të Adës së Velipojës.
Në ndeshjet e tjera të Grupit A, Veleçiku i Koplikut i drejtuar nga trajneri Haris Lika ishte mysafir në Elbasan. Barazim 0-0 deri në minutën e 86-të, ndërkohë që katër minutat e fundit koplikasit pësojnë dy gola duke e humbur ndeshjen 0-2
Rezultatet e GRUPIT A –
SHËNKOLLI – INTERNACIONAL | 3-1
Lleshi 16′, 44′, Djala 11′
LUZI – ORIKU | 1-0
Merdini 79′
KF ELBASANI – VELEÇIKU | Në Peqin | 2-0
Mustafaj 86′, Solomon 90+2′
MURLANI – ADA | 0-2
Selimaj 62′ (Autogol), Frroku 90+8′
ILIRIA – BULQIZA | 4-1
Guni 9′, 73′, Pasha 19′, Qevani 90+3′ / Ferruku 34′
KLOSI – GRAMSHI | Në Peshkopi | 1-3
Mallunxa 75′ / Baku 16′, Balliu 65′, 81′
GRUPI B –
KËLCYRA – AF LUFTËTARI | 0-0