Dueli për titullin botëror, Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, uron kampionin e boksit Nelson Hysa: Në këtë sfidë historike të 28 nëntorit, Shkodra dhe mbarë Shqipëria janë me ty!

Emocionet e pragndeshjes që kampioni shkodran i boksit Nelson Hysa për titullin botëror në boksit WBC, dueli i të cilit zhvillohet mbrëmjen e së shtunës në Gjermani, kanë përfshirë edhe kreun e Bashkisë Shkodër, Benet Beci.

“Shumë suksese kampionit shkodran Nelson Hysa, i cili pikërisht në Ditën e Flamurit, më 28 Nëntor, do të ngjitet në ring në Dyseldorf të Gjermanisë, për t’u përballur me Agit Kabayel për titullin botëror ËBC në peshat e rënda.

Në këtë sfidë historike, Shkodra dhe mbarë Shqipëria janë me ty!

Forca Nelson! ”, shkruan në rrjetet sociale, kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci.

 

 

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Reklamë -spot_img

Video

Lexo edhe