Dueli i shumëpritur i boksit profesionist, apo siç po konsiderohet supersfida e vlefshme për titullin botëror, Nelson Hysa-Agit Kabayel, është gati për ring.

Një ditë më parë dy boksierët kundërshtarë janë paraqitur në konferencën e shtypit të pragduelit duke dhënë deklarata përkatëse për fitoren e kësaj sfide, ku më shumtmi, siç shikohet edhe nga video që shoqëron shkrimin, boksieri kuqezi Nelson Hysa shfaqet më entuziast dhe më me besim tek fitorja.

“Unë nuk jam këtu vetëm për të konkurruar. Unë jam këtu për të kërkuar atë që është e imja. Këtë të shtunë, rripi i kampionatit botëror të peshave të rënda WBC vjen në shtëpi me mua. Një ëndërr. Një flamur. Një histori. NELSON HYSA – SHQIPONJA SHQIPTARE”, është postimi që kampioni shkodran i peshave të rënda ka shpërndarë për miqtë e tij në rrjetet sociale.
Për shkodranin 42 vjeçar Nelson Hysa, një besim i tillë tek fitorja vjen nga përgatitja speciale që ai bëri me stafin e tij për një periudhë një muaj e gjysëm në Spanjë, si dhe nga përvoja që vjen nga ecuria e tij super e suksesshme me fitimin e 25 ndeshjeve të boksit profesionsit në po kaq ndeshje.
Dueli nesërm i 28 nëntorit 2026, i 26-ti për nga radha është më i rëndësishmi në karrieren e tij sportive, sepse kurorëzimi me fitore e jep gjerdanin e kampionit ntë botës Hysës për versionin WBC-së.

Edhe pse ka përballë një rival po kaq të denjë, 34 vjeçarin Agit Kabayel, fitues i 27 ndeshjeve në boksin profesionist, mbajtës në fuqi i titullit botëror në këtë peshë, optimizmi dhe besimi i Nelson Hysës është i plotë për t’ia dalë me sukses.

Për t’i arritur këtij qëllimi, krahas stafit teknik gjerman, boksieri shkodran ka preferuar të ketë pranë edhe stafin e trajnerëve të Vllaznisë, Zef Gjoni, Lazarin Vila dhe Jetmir Kopsaj, të cilët kanë mbërritur dy ditë më parë kanë mbërritur në Dyseldorf duke dhënë kontributin e tyre në arritjen e suksesit të kampionit shkodran i rritur dhe formuar në palestren Vllaznia.

Në kuadrin e përgatitjeve për superduelin e mbrëmjes së nesërme të 28 nëntorit, kampioni shkodran Nelson Hysa ka kryer proçesin e nënshkrimit të dorezave dhe posterave përpara luftës më të madhe të karrierës sime, të cilën e quan: Një ndeshje. Një ëndërr. Një titull botëror. 28 NËNTORI – KAMPIONATI BOTËROR.

Dueli i famshëm i peshës së rëndë, Nelson Hysa-Agit Kabayel është planifikuar të zhvillohet në Merkur Spel Arena Dyseldorf, Gjermani, në një stadium futbolli me kapacitet mbi 50 mijë spektatorë, duke filluar nga ora 23:00 me orën shqiptare.
Gaspër MARKU


