Për ish futbollistin e njohur të Partizanit dhe të kombëtares së Shqipërisë, Ledio Pano, Vllaznia u paraqit me probleme në ndeshjen me Partizanin. Madje, sipas tij, kjo e javës së tretë të Superiores që përfundoi në barazim 1 me 1, ishte ndeshja më e dobët .
“Për mua kjo është ndeshja më e dobët e Vllaznisë, donte të mbrohej pas golit. Por edhe kur ka pasur rezultatin në favor, Vllaznia është munduar të prodhojë lojë. Sot nuk e pamë farë, në pjesën e dytë Vllaznia ishte inekzistente dhe priste kur do shënonte Partizani. Edhe pse e thashë që Partizani nuk ka forcën e duhur dhe lojtarë për të shënuar në portën kundërshtare”, tha në analizën që Ledio Pano bërë gjatë komentit të tij në studion sportive të Supersport.