Kategoria Superiore e futbollit shqiptar mbyllë sot javën e tretë me dy çiftet, Laçi-Kikësi dhe Egnatia-Skënderbeu, ndeshje këto që do të luhen që të dyja në orën 13.45.
Edhe pse luan brenda, Laçi do të presë kukësianët jo në stadiumin e tyre, porn ë atë të Kamzës, pasi fusha e stadiumit të Laçit, ashtu si edhe disa të tjera, “Loro Boriçi”, “Niko Dovana” dhe ndonjë tjetër i janë nështruar rimbjelljes së barit. Laçjanët, të cilët kanë vetëm një pikë në dy ndeshje kërkojnë fitoren tre pikëshe, por të njëjtën gjë kanë në objektiv edhe verilindorët e Longos, të cilët vijnë në këtë përballje me pikë të plota.
E dyluftuar pritet të tjerë edhe sfida që do të luhet në Rrogozhinë, ku vendasit vijnë në këtë ndeshje me enuziasmin e asaj çfar dhanë në ndeshjen e kalaur kur morën barazim në transfertën kryeqytetase. Po ashtu, barazim arriti edhe skuadra korçare duke frenuar Partizanin në ndeshjen e luajtur në shtëpi javën e kaluar. Dy skuadra këto që në një farë mënyrë, në letër konsiderohen si kontigjent i luftës për mbijetesë në Superiore, por realisht në kampet përkatëse mendojnë ndryshe.