Tuesday, November 26, 2024

Shkëlqim Muça: Partizani-Vllaznia, barazimi i drejtë, Vllaznia gaboi me ndërrimin e Latifit

Lexo

Vllaznia ishte më afër fitores në sfidën e luajtur mbrëmjen e së dieles në stadiumin “Elbasan Arena”. Goli i shënuar nga Viktor Da Silva që në minutën e katërt të takimit e mbajti Vllazninë në avantazh për plot 88-të minuta. Por, pikërisht në atë minutë Partizani barazoi me Rrapaj. Një barazim që për një pjesë të mirë të shkodranëve ishte një dështim në këtë ndeshje. Por, ndryshe mendon is futbollisti dhe ish trajneri, Shkëlqim Muça, aktualisht në cilësinë e analistit të futbollit.

“Ndeshja nuk u ngjit asnjëherë atje ku pritej. Vllaznia në pjesën e parë ishte më e lirshme në veprime, ndërsa Partizani më i ngurtë. Në pjesën e dytë Partizani ndryshoi, ishte më mirë si skuadër, ndërsa Vllaznia bëri shumë gabime. Partizani e meritoi barazimin, sulmoi më shumë. Në tërësinë e vet, barazimi ishte i drejtë.”, tha Muça. Pjesë e analizës së Muçës për Vllazninë ishte edhe Latifi, futbollist i cili në këtë ndeshje bëri shumë mirë, madje ishte përcaktues në aksionin e shënimit të golit nga Da Silva me atë veprim mjeshtror në fundoren e majtë. Sipas analistit, Muça,  zëvëndësimi i Latifit nuk është se ishte diçka e goditur nga stafi kuqeblu.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img